Ngërçi institucional në Kosovë nuk është zgjidhur as këtë të diel. Për herë të 14 ka dështuar konstituimi i plotë i Kuvendit.
Edhe pse në sallë ishin të pranishëm 92 deputetë, seanca e sotme nuk arriti të finalizohej me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një nga procedurat kyçe për funksionalizimin e institucioneve të reja.
Sikurse edhe më parë edhe në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.
Për kanë votuar 54 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që në sallë kanë qenë 92 deputetë. (A2 Televizion)