Osmani-BE-së: Ndalni mbështetjen për Vuçiçin, festoi Ditën e Europës te Putini

Nga A2 CNN
9 Maj 2025, 15:14 | Politikë

Osmani-BE-së: Ndalni mbështetjen për Vuçiçin,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i bëri thirrje Bashkimit Europian që të ndryshojë qëndrim për vendin e saj, por edhe Serbinë, shkruan A2 CNN.

Në Ditën e Europës, Osmani tha se zgjedhja e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për të festuar krah Putinit tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë.

“Në këtë ditë të shënuar, është me rëndësi që, me një zë, të kërkojmë heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, si dhe trajtimin me seriozitet të politikave destabilizuese të Serbisë—të cilat u bënë edhe më të dukshme edhe kur Vuçiq zgjodhi ta shënojë Ditën e Evropës në Moskë, pikërisht te Putini, ai që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë”, tha Osmani.

“Që ëndrra e evropianëve për një Evropë të tërë, të lirë dhe të bashkuar të realizohet plotësisht, duhet të marrin fund politikat ndëshkuese ndaj popullit më pro-evropian dhe të ndalen politikat akomoduese ndaj Serbisë proputiniste”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos