Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se në Kosovë nuk ka krizë institucionale e as politike. Ai potencoi se ka një vakum kushtetues, të cilin sipas tij, nuk do të duhej ta kishim marrë vesh fare.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti tha se LVV-ja nuk ka bllokuar konstituimin e kuvendit, sepse kanë propozuar kandidatin për kryetar të kuvendit.
Sipas tij, bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër ose nuk votojnë fare.
“Edhe njëherë Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryetare të kuvendi…Opozita po krijon bllokadë të panevojshme që ndoshta dëshiron të krijojë imazhin e një Kosove në krizë. Ne nuk po i kërkojmë opozitës ta votojë qeverinë, por kryetaren e kuvendit”, tha Kurti.
Kurti tha se zgjedhjet edhe mund të përsëriten, porse rezultati mund të thellohet në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai theksoi se propozimi i tyre është Albulena Haxhiu, për çka thotë se “të tjerët t’i ruajnë propozimet e tyre kur t’iu vijë radha atyre.
Kurti tha se zgjedhjet edhe mund të përsëriten, porse rezultati mund të thellohet në favor të Lëvizjes Vetëvendosje. Kosovapress (A2 Televizion)