E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Nga Ideal Gola
27 Qershor 2025, 11:39 | Politikë

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan A2 CNN.

Do të pritet edhe takimi i nesërm i liderëve. Seanca e radhës do të jetë të dielën.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se do të shkojnë në takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i thirrur për të shtunën.

Limaj tha se nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër përpos bashkëpunimit në mes të partive politike.

Duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Limaj, tha se Gjykata ka thënë qartë se “zgjidhja e situatës është përgjegjësi e partive politike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos