Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në një takim krerët e partive politike, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila kërkon konstituimin brenda 30 ditësh të Kuvendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shpjegon se konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.
“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)