E shtuna zgjidh ngërçin në Kosovë? Deputetët luajnë me limitet

Nga Ideal Gola
25 Korrik 2025, 11:29 | Politikë

E shtuna zgjidh ngërçin në Kosovë? Deputetët

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Sërish pati tentativa për të ngritur komisionin për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë gjë që u refuzua të votohet nga partitë e tjera përpos Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e PDK, Vlora Çitaku, i kërkoi kryesuesit të seancës Avni Dehari që t’i kthehet rendit të ditës dhe votimit të hapur.

Edhe deputetja e LDK, Hykmete Bajrami pati kërkesë që të kthehet te votimi i hapur. Edhe deputetja e AAK, Time Kadrija tha se po bëhet shkelje ligjore e Kushtetuese duke propozuar votim të fshehtë.

As Lista Serbe nuk propozoi anëtar për komision për votim të fshehtë. Kryesuesi caktoi një seancë për ditën e shtunë, në ditën e fundit të skadimit të afatit 30 ditor, shkruan A2 CNN.

Të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë prania e të cilëve nuk bëri deputetët që të reflektojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos