Gjyqtari përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 16:48 | Politikë

Gjyqtari përbën kërcënim për sigurinë

Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin e Kuvendit për shkak se gjyqtar raportues i lëndës ishte caktuar serbi Radomir Llaban.

Sipas Osmanit, institucionet e sigurisë kanë mbledhur informacione për veprimtari të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Llabanit.

Osmani tha se në interesin e Republikës tërheqja e kërkesës është vendim i domosdoshëm pasi rendi kushtetues nuk mund të mbrohet nga persona që sipas institucioneve të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues.

“Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Është thellësisht shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet e sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar informata se e rrezikon shtetin, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues”, tha Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos