"Unë e ndalova!" Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 16:24 | Politikë

"Unë e ndalova!" Trump përsërit: Serbia ishte gati

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi për mediat ndërkombëtare, ai ka ripersëritur se Serbia ishte gati të niste një konflikt të ri.

"Ne kemi ndaluar shumë luftëra. India dhe Pakistan e cila mund të ishte një luftë nukleare. Shikoni Kamboxhian së fundmi e parandalova me tregti dhe shumë tjera i parandalova me tregti. U thash shikoni ju do të luftoni, mund të luftoni sa të doni, por ne nuk do të tregtojmë me ju. Kemi Kosovën e  dini për këtë? Serbia ata do të shpërthenin. Kam shpëtuar miliona jetë. Po ashtu kam ndaluar luftën 30-vjeçare në Kongo. Ishte e tmerrshme, kam ndaluar një luftë në një muaj", tha Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos