“Hiqni tarifat për SHBA”, Osmani: Të japim mesazhin se duam marrëdhënie të fortë

Nga Rosalba Bejdo
3 Prill 2025, 20:23 | Politikë

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga SHBA, pasi kjo e fundit vendosi tarifën 10 për qind për importe të huaja, përfshirë Kosovën.

Në një postim në rrjetin social X, Osmani tha se një lëvizje e tillë do të dërgonte  mesazhin se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fortë me SHBA-në.

“Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t'i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata. Jam e bindur se kjo lëvizje do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë“, shkruan Osmani në mesazhin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos