Qeveria e re në Kosovë, Kurti vijon konsultimet me partitë e pakicave joserbe

Nga Rosalba Bejdo
3 Prill 2025, 20:15 | Politikë

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për të dytën ditë me radhë ka vijuar takimet konsultuese me partitë joserbe për formimin e qeverisë së re.

Disa nga partitë e komuniteteve joshumicë thanë se i kanë paraqitur kërkesat e tyre për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në, shkruan A2.

Më 3 prill, ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe atë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka. Balje tha pas takimit se ka paraqitur kërkesa që partia e saj të mbështesë ekzekutivin e ri, por se as nuk ka dhënë e as nuk ka marrë konfirmim.

Duda Balje, Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, tha se në parim, partia e tij nuk ka “vija të kuqe” për asnjë parti për bashkëpunim të mundshëm. Veton Berisha ndërkaq, nga zyra e Kurtit u tha se gjatë takimit me Fikrim Damkën, i cili është ministër në detyrë i zhvillimit rajonal, palët shprehen vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim.

Një ditë më parë, Kurti u takua me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi, me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e Partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi.

Komunitetet joshumicë në Kosovë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvend: dhjetë i takojnë komuniteteve joserbe dhe dhjetë të tjera komunitetit serb.

Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë ulëset e komunitetit serb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos