Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re.
Ai tha të mërkurën se ka takuar kryetaren e Partia e Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, shkruan A2.
Kurti bëri të ditur se shumë shpejt do t’i zhvillojë takime edhe me të tjerët, por pa specifikuar nëse një gjë e tillë do të ndodhë edhe me ndonjë prej partive shqiptare që ka siguruar ulëse në Kuvend: “Kemi filluar me takime zyrtare, me krerët e partive politike. Paradite kanë qenë Emilja Rexhepi dhe Nenad Rashiq. Do t’i takojmë edhe të tjerët”.
Si Rashiq, ashtu edhe Rexhepi janë shprehur të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Kurtin. Kryetari i LVV po synon që qeverinë ta formojë pa bashkëpunuar me partitë opozitare shqiptare. Mirëpo, edhe pse janë certifikuar rezultatet, Kurti nuk ka pranuar të japë përgjigje se si do të arrijë t’i bëjë 61 deputetë për ta formuar qeverinë.
Këto veprime të Kurtit shihen si blerje kohe për të “kondrabanduar” ndonjë deputet nga partitë e opozitës. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, posti i Kryetarit të Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Seanca konstituive pritet të mbahet më 15 prill, e nëse deri atëherë Kurti nuk ka siguar së paku 61 firma të deputetëve që t’i dërgojë te Presidentja, i mbeten dhe 15 ditë të tjera për formimin e qeverisë. (A2 Televizion)