“Kosova në moment kritik”, Çitaku: PDK e përgatitur të udhëheqë vendin

Nga A2 CNN
7 Janar 2025, 20:13 | Politikë

Kosova gjendet në një moment kritik, por PDK është e mobilizuar dhe përgatitur për të udhëhequr vendin drejt një të ardhme më të mirë.

Kështu u shpreh sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, teksa prezantoi planet për fushatën zgjedhore që pritet të nisë më 11 janar.

“Jemi në një moment kritik për Kosovën, por unë jam krenare t’ju njoftoj se PDK është e përgatitur, mobilizuar dhe plot energji për të udhëhequr vendin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë. Kandidatët tanë dhe lidershipi e mbështetësit tanë në terren kanë punuar gjatë për të siguruar se çdo qytetar i Kosovës do të përfaqësohet denjësisht. Sa për informimin tuaj nga sot deri në përfundim të fushatës PDK ka planifikuar mbi 1700 tubime, pa llogaritur këtu takimet individuale të kandidatëve për deputetë. Në këto takime do të prezantojmë vizionin dhe programin tonë e do të përpiqemi të ndërtojmë një koalicion të gjerë me qytetarin.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos