Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Nga Ideal Gola
26 Korrik 2025, 22:55 | Politikë

Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës as në përpjekjen e fundit, në seancën që u thirr për ora 22:00.

Sërish u tentua të votohet komisioni për mbikëqyrjen e votimit te fshehtë, shkruan A2.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan të votojnë dhe i bënë kërkesë kryesuesit të seancës Avni Dehari t’i kthehet votimit të hapur. Dehari sërish nuk lejoi përfaqësuesit e partive deri dje në opozitë që të flisnin nga foltorja.

Nga ora 00:00 e datës 27 korrik hyn në fuqi masa që pezullon vendimmarrjen e Kuvendit deri më 8 gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos