
Sipas informacioneve nga komunat e ndryshme, është duke vazhduar procesi i paraparë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.
Në orën 16:00 të ditës së martë procesi ka përfunduar në 3 prej tyre, në Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërkaq në Hanin e Elezit ëshë mbyllur të hënën në mbrëmje.
Së fundmi, në orën 16:00 të ditës së martë, ka filluar puna edhe në tri Qendrat Komunale të Numërimit: Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot, shkruan A2.
Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohsisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.
Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së martë, janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 334 vendvotime.
Nga po kaq vendvotime, 334, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.
Në platformën e KQZ-së për rezultateve, ka filluar të prezantohen rezultatt nga QKN-të, të cilat përfshijnë:
- rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave,
- rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe
- votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale. (A2 Televizion)