Serbia gati skenarin e luftës në Kosovë? Ekspertët zbulojnë sekretet tronditëse: Ja plani misterioz i Vuçiç

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 22:45 | Politikë

Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare analizuan se çfarë do të thotë për Kosovëb kthimi i kryetarëve serbë në komunat me shumicë serbe.

Gazetari Elton Metaj, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN,  tha: “Kthimi i kryetarëve serbë në komunat me shumicë serbe do të jetë një sprovë e vështirë që do ta vendosë në një situatë jo të lehtë marrëdhënien e këtyre komunave me qeverinë Kurti dhe besoj që do të jetë realitet tërësisht tjetër. Do të jetë një mjet më shumë në duart e zotit Vuçiç për të ndikuar në politikën e brendshme të Kosovës dhe duhet parë se si do t'i qaset qeveria Kurti çdo lloj provokimi të mundshëm që mund të vijë nga këto administrata që tashmë do të kenë kryetarët e tyre serbë. Është ndoshta për herë të parë që qeveria Kurti do të përballet me një situatë të tillë, sepse në mandatin e shkuar kryetarët, siç e dimë, ishin me 200 vota të vendosur. Tashmë, është një situatë tërësisht tjetër dhe besoj që kjo do t'i ndihmojë zotit Vuçiç të tentojë të jetë më prezent në politikën e brendshme të Kosovës, të tentojë të ringjallë disa teza apo provokime të vjetra që ai ka patur më parë”.

Sa i përket situatës në veri, Metaj u shpreh: “Tashmë situata do të jetë krejt ndryshe sepse do të jenë kryetarët serbë në ato zyra dhe nuk besoj se do të ketë këtë lirshmëri dhe ai për të shkuar për të bërë ato paradat e famshme me truproja. Nga ana tjetër, do duhet dhe ai të gjejë një qasje apo një çelës komunikimi me këto kryetarë komunash sepse ai tashmë ka një presion ndërkombëtar të shfaqur, të shprehur, është në marrëdhënie jo të mira me Shtetet e Bashkuara dhe një problem shtesë në këtë kuptim që lidhet me komunat serbe do të ishte shumë në dëm të tij. Ndaj, besoj që ai duhet të gjejë një mekanizëm për ta zhbllokuar marrëdhënien e re në mënyrë që të mos i mbarëst më shumë dhe t'i kthehet në problem”.

Florian Arapi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, theksoi se “serbët tentuan ta radikalizojnë situatën, duke u përpjekur që të dalin nga forma demokratike e pushtetit”.

“Ata hoqën dorë nga komunat, dhanë dorheqjen nga drejtimi i komunave të tyre me qëllim për të radikalizuar në maksimum mbase të gjitha këto ishin pjesë e një skenari i cili kulmoi edhe me sulmin e Banjskës, mirëpo morën një goditje tepër të rëndë qoftë nga qeveria e Kosovës që u tregua shumë e ashpër, morën dhe nga faktori ndërkombëtar goditje që u treguan akoma dhe më të ashpër. Atëherë, u ndodhën përpara një disfate dhe pa rrugëzgjidhje. A do të ndryshonin kurs, a do të rifuteshin në formën demokratike, të shfrytëzojnë format demokratike për marrjen e pushtetit edhe të shfrytëzojnë maksimumin që u jep dhe Kushtetuta dhe me sa duket ata filluan e u rikthyen tek një proces i tillë, bënë atë ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe tani mendoj që do të shfrytëzojnë të gjitha format për të penguar ecjen e axhendës së sovranizmit të Kosovës, të cilin Kurti e ka një pikë kryesore të politikës së tij”, deklaroi Arapi.

“Serbët kanë hequr dorë nga forma radikale. Po përpiqen që të shfrytëzojnë të gjithë format demokratike të pushtetit. Ndërkohë që kjo është një betejë të cilën Kurti unë mendoj se do ta çojë deri në fund”, shtoi Arapi.

Ndërsa gazetarja Denada Jushi u shpreh: “Unë mendoj që ka dy anë. Sa i takon atyre zhvillimeve që ka patur vitet e fundit në Mitrovicë, dhe dua të ndajmë anën politike të konsumit të brendshëm nga zoti Kurti, që për mua i ka dhënë dorë dhe ka qenë pozitiv sa i takon asaj që ai ka luajtur me këtë kartë. Është pikërisht abstenimi apo mosfutja në zgjedhje të Listës Serbe në zgjedhje, gjë që e kanalizoi në të gjithë retorikën e tij politike brenda Kosovës, duke e trumbetuar si marrje të Veriut, që në fakt në zgjedhjet e së dielës tregoi që është vetëm një rikthim dhe ishte vetëm një fluskë sepse rikthehen aty ku ishin para katër vitesh. Elementi tjetër pastaj ishte Mitrovica e jugut, se duhet të ndajmë Mitrovicën e Veriut ku ka serbë dhe Mitrovicën e jugut ku ka patur betejën më të madhe Vetëvendosja me një nga emrit më të rëndësishëm të partisë së tyre, ku del në balotazh në 0,5% në favor të PDK-së. Kështu që, unë mendoj se raporti i Mitrovicës jep një mesazh zotit Kurti që nuk do të mbajë gjatë dhe nuk do të ketë suksesin që ka patur në këto katër vite sa i takon përdorja e kartës së sovranitetit, sepse ja ku jemi dhe rikthehemi tek kryetarët serbë. Dhe nga ana tjetër unë nuk mendoj që në këtë përballje zoti Kurti në raport me ndërkombëtarët ka fituar. Sepse edhe pas sulmit të Bajskës ka qenë Kosova e cila ishte e sanksionuar nga Bashkimi Europian dhe po ashtu është në marrëdhëniet më të dobëta me Shtetet e Bashkuara”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos