Negociatat për qeverinë e re në Kosovë, Kurti: Këto ditë jam marrë me zgjedhjet

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 11:56 | Politikë

Negociatat për qeverinë e re në Kosovë, Kurti: Këto

Kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se ende nuk pasur ndonjë komunikim me parti të tjera për një koalicion të mundshëm në nivelin qendror.

Ai tha se ka qenë i angazhuar me zgjedhjet lokale.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti si mandatar për formimin e Qeverisë kanë kohë deri më 26 tetor për te votuar kabinetin e ri qeveritar e për të cilat duhen 61 vota, të cilat aktualisht nuk i kanë.

Në rast se Kurti dështon, dikujt tjetër mund ti jepet mundësia për ta formuar Qeverinë nëse garanton te presidentja se ka 61 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos