Kriza në Kosovë, Bildt: Ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 20:15 | Politikë

Kriza në Kosovë, Bildt: Ka dëmtuar besueshmërinë e

"Pamundësia për të ecur përpara ka dëmtuar besueshmërinë e Kosovës". Kështu është shprehur ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ndërsa ka komentuar vonesën e formimit të institucioneve të reja.

“A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar ai në X.

Kosova është futur në krizë politike si pasojë e mungesës së formimit të institucioneve të reja. Vendi ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt por ka ngecur të konstituimi i Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje – partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por e njëjta gjashtë herë me radhë nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme në votim të hapur.

Partitë që deri më tani ishin në opozitë e kundërshtojnë emrin e Haxhiut për këtë pozitë, duke e konsideruar figurë të papranueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos