Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 20:11 | Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi dhe institucionet e Kosovës po mbesin të bllokuara për fajin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas dështimit për herë të 25-të të konstituimit të Kuvendit, ajo i bëri thirrje LVV-së për reflektim pasi, siç tha ajo, Kosova është më e madhe sesa secili prej tyre veç e veç.

Reagim ka pasur edhe nga deputetja Albulena Haxhiu e cila ka akuzuar partitë që deri tani ishin në opozitë se “po e bllokojnë konstituimin e legjislaturës së nëntë”, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Nuk i kuptoj arsyet e opozitës, ata më quajnë përçarëse. Unë jam e hapur të diskutojmë për çdo vendim që kam marrë gjatë karrierës time. Nuk kam marrë asnjë vendim kundër interesave të Kosovës. Sulmet seksiste kanë qenë të papranueshme. Këto sulme mizogjene, të cilat fyejnë gratë, mendojnë se dekurajojnë gratë e tjera që të jenë pjesë e politikës”, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos