Raund i ri bisedimesh Prishtinë Beograd, Bislimi takon të dërguarin e BE. Nuk pritet takim trepalësh

Nga Ideal Gola
2 Qershor 2025, 13:46 | Politikë

Raund i ri bisedimesh Prishtinë Beograd, Bislimi takon të

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëheraz kryenegocaiator në dialogun me Serbinë do të takohet gjatë ditës së sotme me emisarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, në kuadër të raundit të ri të bisedimeve mes dy vendeve.

Lajmi është konfirmuar për A2 CNN nga Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit. Në Bruksel është edhe shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Përpos konfirmimit për takim nuk është thënë për temat që pritet të diskutohen në këtë takim. As kësaj radhe nuk pritet që të ketë takim trepalësh mes Kosovës, Serbisë dhe BE-së por vetëm takime të ndara të dy shteteve me përfaqësuesin e Bashkimit Europian.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos