Kurti emëron Vukmiroviç si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 16:59 | Politikë

Kurti emëron Vukmiroviç si ushtrues të detyrës së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviçin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiç u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Vukmiroviç ka qenë zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviç më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar ta formojë Qeverinë e re.

Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim./ REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos