"Kurti kërkon të degradojë institucionet e Kosovës", revolta e ish-zv.kryeministrit: Politika në vdekje klinike

Nga A2 CNN
5 Korrik 2025, 22:22 | Politikë

"Kurti kërkon të degradojë institucionet e

Ish zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi e ka drejtuar gishtin nga kryeministri në detyrë Albin Kurti në lidhje me krizën politike që ka përfshirë vendin, me kuvendin që nuk mundet të konsitutohet tashmë edhe pas 42 tentativash.

I ftuar në “Off the Record”, Abazi u shpreh se synimi i Kurtit është të fragmentojë skenën politike dhe të shkojë në zgjedhje lokale në këtë situatë që ndodhet për të konsoliduar forcën e tij.

“Kanë dështuar aspektet e jetës instituconale të Kosovës. Unë mendoja që pas Kushtetueses do zgjidhej situata, por Kurti kërkon që të shfaqet si dominuesi i vetëm në politikën e Kosovës. Ky është një ngërç i paqartë, e ka sjellë në vdekje klinike politikën kosovare.

Kurti ka ushqyer fragmentizmin e skenës politike. Kosova, liria e saj, pavarësia janë më të vlefshme se egoja e Kurtit. Ai kërkon të shkojë në zgjedhje komunale që të konsolidojë forcën e tij. Sa herë është në krizë, Kurti flet për ura dhe për veriun e Kosovës.

Haxhiu është bërë emri më i spikatur i këtyre ditëve. Ajo zbatoi luftën e Kurtit kundër prokurorisë. Haxhiu ka bërë goditjen ndaj prokurorëve sic i ka thënë Kurti. Ajo dëshiron një rol të ri që është fondamental”, u shpreh Haki Abazi në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos