Alarmi për mjet të dyshimtë në Kuvendin e Kosovës, Kurti largohet nga Kuvendi drejt Qeverisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është larguar nga Kuvendi i Kosovës, pasi Policia ka kërkuar nga të gjithë ta lirojnë godinën, pas një kërcënimi me telefon.
Kurti nuk ka folur për mediat teksa është larguar, raporton A2 CNN. Deputetëve të Kuvendit iu është kërkuar ta lënë sallën e Kuvendit për shkaqe sigurie.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk e dinë arsyen, por se patën kërkesë që të dalin nga salla pak para nisjes së seancës konstituive.
“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, tha shkurt Musliu, shkruan A2 CNN.
“Çdo gjë mund të futet në Kuvend. Duke e njohur shumë mirë sistemin e sigurisë dhe kontrolleve në Kuvend, që hyn e del kushdo, mund të besoj se mund të ketë diçka”, vijoi ajo më tej. (A2 Televizion)