Për drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaratat e Kurtit lidhur me Vidovdanin janë një kërcënim i hapur për dhunë.
Siç thotë ai, kryeministri në detyrë po përpiqet të krijojë një alibi për planet represive që dëshiron të zbatojë të shtunën, me akuza të çmendura dhe të pabaza kundër Beogradit dhe popullit serb.
“Për Kurtin, Gazimestani ka qenë gjithmonë një vend gjuetie, shtypje dhe ngacmim i serbëve, arrestime të pabaza të bashkatdhetarëve tanë. Tashmë ai po e njofton paraprakisht dhunën të cilën e krijon vetë”, thotë Petkoviç.
Sipas tij, Kurti po koordinohet me bllokuesit në Beograd: “Pikërisht për këtë arsye Kurti nga Prishtina dhe bllokuesit në Beograd po njoftojnë dhe kërcënojnë me dhunë në Vidovdan. Ata kanë të njëjtin qëllim, të shkatërrojnë dhe copëtojnë Serbinë, të dobësojnë popullin serb dhe për këtë arsye nuk e fshehin më faktin se janë në koordinim”. (A2 Televizion)