
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se ka arritur koalicion për balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës.
Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani e cilësoi këtë bashkëpunim si të frytshëm që sipas tij do të jetë për prosperitetin e qytetarëve të këtij qyteti.
"Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit.Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë", ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se raundi i dytë për zgjedhjet lokale mbahet me 9 nëntor, teksa kundërkandidati i Besnik Osmanit për garën për kryetar është Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje. (A2 Televizion)
