Nuk ka Kurti 3! Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 12:14 | Politikë

Nuk ka Kurti 3! Dështon konstituimi i qeverisë së re në

Dështoi edhe seanca e fundit parlamentare për konstituimin e qeverisë së re. Me 56 pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi nuk arriti të miratojë emrat e kabinetit qeveritar të propozuar nga i mandatuari Albin Kurti.

Në fjalën e tij para Kuvendit, Albin Kurti tha se asnjë parti parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës dhe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Asnjëra parti parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës. Nëse do pranohej oferta jonë, do të kishim votat për Qeverinë dhe për sfidën e Presidentit pas 4 vitesh.

Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja pa buxhet të miratuar dhe pa shumë institucione funksionale. Një vend pa buxhet nuk mund të ecë përpara.

Janë 33 agjenci dhe institucione që kanë mbetur pa mbikëqyrje institucionale. Ftoj secilin deputet që kur qeveria të hidhet në votim të votojë për interes publik e shtetëror dhe jo për interes partiak”, u shpreh Kurti, përcjell A2 CNN.

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re të Kosovës nisi me një orë e 15 minuta vonesë.

Lëvizjes Vetëvendosje, i duhej minimumi i nevojshëm prej 61 votash për votimin e suksesshëm të qeverisë së re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos