A është përçarë LDK apo janë vetëm zëra? Kësaj pyetjeje dhe gjithë dilemës nëse partia e Ibrahim Rugovës po ndahet se brendshmi i ka dhënë përgjigje vetë zëvendës kryetari i saj Lutfi Haziri për mikrofonin e ditarit të Kosovës.
Në një interviste ekskluzive për gazetarin e A2 CNN Tomorr Avdia, zoti Haziri ka sqaruar me detaje edhe përpjekjet për numrat që po tenton të bëjë Kurti qe sipas tij do jetë vetëm një përpjekje e dështuar, pasi ai nuk po troket në asnjë derë shqiptarësh, por po negocion vetëm me pakicat deri tani. (A2 Televizion)