Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se pa një marrëveshje politike nuk do të kenë votë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje të propozuar për kryetar të Kuvendit.
Limaj teksa hyri në Kuvend tha se nuk është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. “Partia e parë më të drejtën e propozimit për kandidat siç e thotë edhe aktgjykimi përveç të drejtës ka edhe obligime që të punoj fortë për të ndërtuar një shumicë qeverisëse parlamentare e cila do t’i jepte vendit institucione dhe presim që këta hapa t’i bëjë partia që ka të drejtën e propozimit… ne e kemi hap një mundësi, mundësitë janë të hapura dëshira dhe angazhimi jonë është për t’ia ofruar mundësinë Kosovës institucionet”, tha ai.
“Besoj që partia e parë duhet të gjej rrugë për të ndërtuar këto kapacitet të një shumice parlamentare. Nisma Socialdemokrate nëse këtu veprohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese derisa nuk ka një marrëveshje politike votimi ynë ai që ka qenë para se të hyjmë në atë komisionin e fshehtë. Ne nuk kemi votë pa një marrëveshje politike e cila prodhon ndërtimin e institucioneve”./KosovaPress (A2 Televizion)