Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 17:02 | Politikë

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

PZAP-ja vendos që të certifikojë "Listën SRPSKA" për zgjedhjet e 9 shkurtit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur të hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e këtij subjekti politik.

Në vendimin e PZAP, urdhërohet KQZ-ja që të certifikojë subjektin politik “Lista serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas PZAP-së, Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk e certifikoi "Listën serbe", për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

Kjo u bë shkak që dy anëtarë të KQZ, nga partia në pushtet - Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, të kundërshtojnë certifikimin e këtij subjekti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos