Mbyllet lokali ku do bënte takim Albin Kurti, kishte mbështetës të PDK brenda

Nga Ideal Gola
9 Nëntor 2025, 16:14 | Politikë

Mbyllet lokali ku do bënte takim Albin Kurti, kishte mbështetës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkuar në Mitrovicë të Jugut. Paraprakisht ai kishte qëndruar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri. Ashtu si në qytetet e tjera, Kurti kishte planifikuar të takonte strukturat e partisë në një nga kafiteritë në lagjen “Tavnik”.

Pronari i lokalit, Arizon Haziri, kishte vendosur ta mbyllte lokalin para se Kurti të shkonte, shkruan A2 CNN. Sipas tij, në lokal kishte mbështetës të Partisë Demokratike dhe kishte rrezik që situata të eskalonte.

Mbyllet lokali ku do bënte takim Albin Kurti, kishte mbështetës

“Për shkak të telasheve të vazhdueshme nga të dy palët, kemi vendosur ta mbyllim kafiterinë, pasi është rrezikuar siguria e qytetarëve dhe e imja personale. Provokimet do t’i lëmë anash, sepse siguria është prioritet. Besoj që secili duhet të jetë, qoftë për një moment, nën lëkurën time, vetëm atëherë do ta kuptonte çfarë po kaloj”, shkroi Haziri në rrjetet e tij sociale.

Kurti gjithsesi ka zgjedhur të shkojë në një tjetër kafiteri, ku ka takuar kandidatin për kryetar të partisë së tij, Faton Peci. I pyetur nga gazetarët për qëllimin e vizitës, Kurti nuk është përgjigjur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos