Ministri Sveçla kritikohet pse e fotografoi dhe postoi një aktivist të LDK-së

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 14:35 | Politikë

Ministri Sveçla kritikohet pse e fotografoi dhe postoi një aktivist

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është kritikuar pasi e kishte fotografuar dhe më pas postuar në rrjetet e tij sociale një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sveçla, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, në videot e postuara në rrjetet sociale dëgjohet duke i thënë aktivistit se nuk i lejohet të qëndrojë përreth një qendre votimi në Prishtinë, duke bartur simbole të partisë.

Aktivisti dëgjohet duke iu përgjigjur atij se ndodhet jashtë rrethojave të qendrës së votimit dhe në video ai mund të shihet duke qëndruar në trotuar.

Sveçla i postoi dy fotografi të aktivistit në fjalë në Facebook-un e vet, ku shkroi : “‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos