Më pak se dy orë nga mbyllja e kutive në Kosovë, pjesëmarrja në balotazh arrin në 27.55%

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 17:41 | Politikë

Më pak se dy orë nga mbyllja e kutive në Kosovë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat më të fundit për daljen e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, balotazhin që po zhvillohet në 18 komuna të vendit.

Sipas KQZ-së, deri në orën 17:00 kanë votuar 362 mijë e 753 qytetarë, që përbëjnë 27.55% të numrit të përgjithshëm të votuesve me të drejtë vote në këto komuna.

Në total, në këto 18 komuna kanë të drejtë vote 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

Në kryeqytet, Prishtinë, deri në këtë orë kanë votuar 78 mijë e 376 qytetarë nga 222 mijë e 418 votues të regjistruar, që paraqet një pjesëmarrje prej 35.24%. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos