Nisin konsultimet për datën e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë

Nga Ideal Gola
31 Korrik 2024, 14:31 | Politikë

Nisin konsultimet për datën e zgjedhjeve të përgjithshme

Ka nisur takimi i Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike parlamentare për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, aty nuk është parë asnjë përfaqësues i partisë së Albin Kurtit.

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ai i LDK, Lumir Abdixhiku, i AAK, Ramush Haradinaj si dhe partive më të vogla kanë qenë të pranishëm në takim.

Si data për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, në bazë edhe të kushtetues, Osmani ka propozuar datat 26 janar, 2 shkurt ose 9 shkurt 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos