Para samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Vjosa Osmani, lësho një mesazh për liderët politikë në Kosovë për të dalë nga ngërçi institucional që e ka mbërthyer vendin.
“Dje është bërë një muaj sa i përket përpjekjeve për të zgjedhur udhëheqësinë e parlamentit dhe qeverinë e Kosovës që vjen pastaj. Unë i inkurajoj liderët politikë që për interes të qytetarëve të Kosovës të mos humbasim koha dhe të kemi institucionet sa më parë që të jetë e mundur. Sa i përket kryenegociatorit, Kosova e ka kryenegociatorin, i cili është akoma fuqiplotë, zëvendëskryeministri i parë, i cili nuk është se ka kandiduar dhe se është zgjedhur deputet. Pra, ai ka kompetenca në mënyrë që të vazhdojë nëse do të kërkohet nga BE-ja të ketë një takim në nivel kryenegociatorësh.
Nga Shqipëria kërkojmë që të vazhdojë përkrahjen në raport me Republikën e Kosovës në disa aspekte. E para, që të vazhdojë të jetë e zëshme siç ka qenë kryeministri Rama deri tani, për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës. E dyta, të flasë sa më shumë dhe sa më zëshëm”, tha Osmani.
Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata të forta në Tiranë ndaj BE-së ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Osmani tha se BE-ja po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova, shkruan A2 CNN.
“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.
Më shumë kemi kërkesë sesa kemi shpresë. Kërkesat tona do të jenë të zëshme”, tha Osmani.
Osmani tha më tej se nuk do të ketë takim në këtë samit me Vuçiçin. “Nuk ka takim në samit me Vuçiç. Takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel. Ne synojmë të takohemi me ata liderë që t’i bindim të heqin masat e padrejta ndaj Kosovës. Ky samit që mbahet në Tiranë i jep një zë dhe më të fuqishëm rajonit tonë. Edhe që të flasim për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës. Siç e përmenda edhe për njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur. Të gjitha kërkesat e BE ne i kemi plotësuar dhe kemi një vit që presim përgjigje. Nuk e kemi krijuar ne situatën në veri, dhe i kemi ndërmarrë masat e kërkuara”, tha Osmani. (A2 Televizion)