Osmani udhëton në Turqi me ftesë të Erdoganit, pjesë e forumit diplomatik të Antalias

Nga Tomorr Avdia
11 Prill 2025, 10:09 | Politikë

Osmani udhëton në Turqi me ftesë të Erdoganit, pjesë e

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias me ftesë të Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.

Osmani në Forumin e Antalias do ta ketë një bashkëbisedim në temën kryesore të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

Gjatë punimeve të Forumit, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Forumi Diplomatik i Antalias është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos