Vlerësimi nga analistët, zgjedhjet e reja është strategji politike e Vetëvendosjes

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 20:57 | Politikë

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Kështu vlerësojnë ekspertët dhe analistët që presin një zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të institucioneve të reja nga forca e parë politike, Lëvizja Vetëvendosje.

Kur kanë mbetur pak ditë nga konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, gjithnjë e më tepër skenarët për formimin e një qeverie me shumicë shqiptare duket larg me palët që janë të barrikaduar dhe më shumë në qëndrimet e tyre.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë më pak mundësi për të formuar qeverinë sesa Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të numrave, por edhe të qëndrimeve politike.

Megjithatë analisti Arbnor Sadiku thekson se dëshirën për zgjedhje të reja në Vetëvendosje e ka vetëm Kurti, por jo deputetët e tij.

Në bazë të ligjit procedura e konstituimit të Kuvendit që duhet të përfundojë edhe me betimin e deputetëve, njëkohësisht edhe me zgjedhjen e strukturave udhëheqëse të Kuvendit që janë nënkryetari, kryetari dhe kryesia. Pas këtij momenti presidentja e ka të drejtën që t’ia japë mandatarin partisë së parë.

Në rast se dështon partia e pare, atëherë automatikisht mandati i kalon partisë së dytë. Presidentja duhet t’ia japë mandatin partisë së dytë dhe partia e dytë në këtë rast që është PDK-ja, nuk arrin të krijojë një shumicë parlamentare, atëherë presidentja shpërndan Kuvendin dhe shpallë zgjedhjet e reja në një afat prej 45-ditësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos