OVL e UÇK-së i dërgon letër Osmanit, kërkon sqarime për mandatin e EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara

Nga A2 CNN
10 Qershor 2025, 07:05 | Politikë

OVL e UÇK-së i dërgon letër Osmanit, kërkon sqarime

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  sot pasdite ka kërkuar sqarime nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara.

Përmes një letre, OVL e UÇK-së, bën të ditur se duan të dinë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, dhe nëse ka pasur shkëmbim të ri letrash mes Osmanit dhe Përfaqësueses së Lartë aktuale të BE-së, Kaja Kallas.

Nga OVL e UÇK-së thanë se janë të interesuar drejtpërdrejtë në proces, duke qenë se bashkëluftëtarët tanë ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Jemi të vetëdijshëm se në të kaluarën vendime të tilla janë formalizuar përmes shkëmbimit zyrtar të letrave ndërmjet Zonjës Osmani dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së”, thuhet në letrën e OVL e UÇK-së.

OVL-UÇK thekson se është drejtpërdrejtë e interesuar në këtë proces, pasi shumë nga bashkëluftëtarët e tyre ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Duke qenë se shumë nga bashkëluftëtarët tanë ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, ne si organizatë jemi drejtpërdrejt palë e interesuar në këtë proces,” thuhet në letër. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos