Pa nisur votimi, ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 11:39 | Politikë

Pa nisur votimi, ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ndërpreu atë, duke thënë se nuk ka kushte për zhvillimin e saj.

Kjo ndodhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia largoi mikrofonin.

Paraprakisht, Dehari nuk e lejoi atë të debatonte për çështje të tjera jashtë rendit të ditës.

Në seancën e sotme ishte e paraparë të bëhej përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit.

Dehari e caktoi mbledhjen e radhës për datën 25 korrik, ndërkohë që afati kushtetues për konstituimin e institucionit ligjvënës skadon vetëm një ditë pas./ REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos