
Në komunën e Mitrovicës së Jugut ka përfunduar verifikimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor, Bajram Hajdari, kanë rezultuar 75 fletëvotime me probleme me numër serikë.
Ai bën me dije se vota në këto fletëvotime ka pasur për të dy kandidatët. Sipas Hajdarit ato janë bërë kopje dhe i janë dërguar policisë.
A2 CNN mëson se i gjithë materiali zgjedhor tani do të dërgohet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Fushë Kosovë. (A2 Televizion)
