Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shpreson që legjislatura e re e kuvendit të konstituohet më 15 prill.
Osmani theksoi se çështja e koalicioneve është temë e partive politike dhe se ajo qëndron jashtë këtij diskutimi, ndonëse sipas saj në të kaluarën presidentët janë përzier në këto diskutime.
“Ju uroj sukses partive politike, ju uroj sukses kuvendit të republikës së Kosovës që ai proces të shkoj sa më mirë, që është e mundshme dhe konstituimi të kryhet po me atë datë. Mirëpo siç e dini si presidente nuk kam të drejt vote dhe pavarësisht se në të kaluarën mund të ketë pasur president që janë përzier në çështje të koalicioneve, unë i konsideroj ato çështje partiake , që sipas Kushtetutës nuk janë detyrë e imja, por jam besimplotë që institucionet përkatëse në këtë rast deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë çmos që të jetë seancë e suksesshme. Është me rëndësi për qytetarët e Kosovës, por ju po i shihni zhvillimet gjeopolitike, nuk është që globi na pret neve, është me rëndësi që sa më parë të jetë e mundur, por gjithsesi brenda afateve kushtetuese, të kemi konstitumin e kuvendit që është hap i parë pastaj qeverinë e republikës së Kosovës, një kuvend funksional që e kryen edhe punën e mbikëqyrjes në raport me qeverinë, sepse Kosova ka shumë punë për të bërë, andaj unë dua të ju uroj suksese deputetëve të kuvendit të Kosovës të cilët janë të vetmit që kanë të drejt vote atë ditë, pas betimit me shpresë që konstituimi të jetë i suksesshëm”, tha Osmani. (A2 Televizion)