Raporti për Kosovën në KS të OKB, Ministrja Gërvalla niset drejt Nju Jorkut

Nga Ideal Gola
21 Tetor 2025, 08:44 | Politikë

Raporti për Kosovën në KS të OKB, Ministrja Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos