Është ndërprerë pa sukses seanca e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit Avni Dehari, ndërpreu seancën duke thënë se nuk ka kushte për zhvillimin e saj.
Kjo ndodhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i largoi atij mikrofonin, shkruan A2 CNN.
Paraprakisht, Dehari nuk e lejoi atë të debatonte për çështje të tjera jashtë rendit të ditës. Në seancën e sotme ishte e paraparë të bëhej përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit.
Dehari caktoi mbledhjen e radhës për datën 25 korrik, ndërkohë që afati kushtetues për konstituimin e institucionit ligjvënës skadon vetëm një ditë pas. (A2 Televizion)