“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë Luginën"

Nga Ideal Gola
2 Qershor 2024, 12:20 | Politikë

“Sot është një ditë e veçantë për

Kandidati për kryetar i Preshevës nga Alternativa për Ndryshim, Visar Mehmeti, votoi në fshatin Geraj.

Ai tha se sot është një ditë e veçantë për Preshevën dhe qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin e ri.

“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë Luginën, e veçantë është sepse fjalën e ka qytetari dhe qytetari vendos se kush do të udhëheqë Preshevën në katër vitet e ardhshme”, deklaroi Mehmeti.

Në Preshevë, procesi është duke vijuar normalisht dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos