Sudani njohu pavarësinë e Kosovës, Presidentja Osmani: Fillimi i një partneriteti të madh

Nga Tomorr Avdia
12 Prill 2025, 20:07 | Politikë

Sudani njohu pavarësinë e Kosovës, Presidentja Osmani: Fillimi i

Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës për zgjerimin e njohjeve.

Lajmi është konfirmuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi zyrtar në rrjetin social X, ku ajo shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.

Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës.

“Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka deklaruar Osmani . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos