Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada.
Siç thuhet në njoftim, Kurti në takim ka veçuar rolin kyç të profesorit Owada në Opinionin Këshillues të GjND-së të 22 korrikut 2010, në të cilin u konstatua se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, profesori Owada, ka theksuar se Opinioni i GJND-së ishte shprehje e ndërgjegjes dhe sensin e tij të drejtësisë, duke shtuar se ishte e natyrshme që Gjykata të vendoste për anën e drejtë.
Gjatë takimit, utheksua rëndësia e thellimit të solidaritetit ndërmjet shteteve demokratike, siKosova dhe Japonia.
Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe synimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve. (A2 Televizion)