Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë për të dhënë vendimin e saj lidhur me krizën politike në Kosovë. Kështu vlerëson kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, që sërish akuzon partitë e tjera se po thellojnë ngërçin duke penguar konstituimin e institucioneve.
“Ose gjykata e bënë të pranueshme këtë lëndë dhe e trajton nëse kryesuesi ka pasur të drejtë për komisionin për votimin e fshehtë, ne besojmë fuqishëm që ka pasur të drejtë… dhe letra e presidentes thotë që deputetë duhet të gjen mënyra për të konstituuar kuvendin. Ose ta shpall të papranueshëm. Gjykata Kushtuese duhet t’i bëjë këto, duke pasur parasysh praktikat se duke mos pasur një objekt Gjykata mund të shpall të papranueshme këtë lënde sepse duhet të kishte një vendim të Kuvendit, presim vendimin por nuk është ne rregull që është vonuar kaq shumë”, tha Albulena Haxhiu.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës theksojnë për A2CNN se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të mos e zhbllokojë krizën, prandaj bëjnë thirrje për një marrëveshje politike.
Ndërsa juristi Ardjan Bajraktari kritikon presionin nga klasa politike që i bëhet Gjykatës Kushtetuese për një vendim të shpejtë. Ai pohon se është gjë e mirë që ka nisur shqyrtimi i kërkesës së shtruar nëse votimi i fshehtë për kryeparlamentarin është i vlefshëm.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, cili do qoftë, është i detyrushëm të zbatohet nga të gjitha palet, në afatin kohor të përcaktuar. (A2 Televizion)