Në Prizren është përkujtuar Lidhja Shqiptare e Prizrenit, momenti kulmor në historinë e Shqipërisë e cila tentoi të bashkonte të gjitha trojet kundër sundimit të Perandorisë Osmane. Të pranishmit në këtë event theksuan se Lidhja Shqiptare e Prizrenit lindi si nevojë jetike për të mbrojtur trojet tona, identitetin dhe të drejtën për ekzistencë dhe dinjitet. Me rastin e147 vjetorit të themelimit të kësaj lidhje.
Kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ecën në këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. “Ata nuk kishin as mbështetje ndërkombëtare, as resurse modern, por kishin një gjë që vlen më shumë se gjithçka, ndërgjegjen kombëtare dhe guximin për të vepruar. Lidhja e Prizrenit nuk ishte vetëm një realizim politik, ishte zgjim i identitetit tonë, projekti i parë strategjik për bashkimin e shqiptarëve, një ngjarje që i parapriu dhe frymëzoi pavarësinë, lirinë dhe vet ekzistencën tonë si popull në këtë pjesë të Evropës”, tha ai.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se në kontestin e jashtëm Lidhja e Prizrenit ishte ndërgjegjësimi i plotë mbi natyrën e plotë mbi natyrën e projekteve politike shoviniste të vendeve fqinje, si dhe epokën që po hapej në ndryshimin e përbërjes së fuqive të mëdha, shkruan A2 CNN. “Te Lidhja Shqiptare e Prizrenit e gjejmë edhe shpirtin kryengritës në mes peticionesh protestash por edhe vullnetarizmin luftarak e ushtarak për mbrojtjen e trevave shqiptare nga ushtritë fqinje. Te lidha shqiptare e Prizrenit e gjejmë edhe aftësinë e kapacitetin e shqiptarë ve për të vetëqeverisur e vetëvendosur por edhe aftësinë e tyre politike për t’u pozicionuar ndaj zhvillimeve politike ndërkombëtare të kohës“, tha Kurti.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi se 10 qershor 1878 ishte, është dhe do të mbetet themeli politik e shpirtëror i bashkimit kombëtar dhe dita kur fillojë lëvizja për pavarësi kombëtare.
“Shkëndija e kësaj dite ndezi pishtarin e lirisë por trashëgimia e saj e jetojnë sot në çdo përpjekje për zhvillim, mirëqenie, bashkim shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve kudo që ata janë dhe jetojnë. Ajo lindi si nevojë jetike për të mbrojtur trojet tona, identitetin dhe të drejtën tonë për ekzistencë dhe dinjitet...historia është frymëmarrja jonë, është gjaku që kemi në vena. Lidhja e Prizrenit është pjesë e trupit tonë, e kësaj zemre që rreth në çdo shqiptar të ndershëm, pjesë e identiteti jonë kombëtar nuk është vetëm një fjalë, vetëm një kujtim por ai është një amanet.....sot detyra jonë është ta qojmë më tej këtë amanet sepse ne nuk harrojmë historinë“, tha ai.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është kujtesa më e rëndësishme për historinë e Shqipërisë. (A2 Televizion)