Qytetarët e Kosovës sot iu drejtuan këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët për katër vitet e ardhshme.
Procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe është mbyllur në orën 19:00, sipas deklaratave nga KQZ pa ndonjë incident. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 2 milionë e 25 mijë e 105 votues.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri në orën 19:00, në zgjedhjet e sotme në Kosovë kanë votuar gjithsej 739.949 qytetarë ose 36.54% të votuesve të regjistruar. Të dhënat janë të përditësuara nga 2.288 nga 2571 qendra votimi që janë gjithsej në Kosovë.
Shifrat e pjesëmarrjes janë procesuar nga 2.288 qendra votimi, prej 2,571 që janë gjithsej, çka përbën 88.99% të vendvotimeve të rregullta. (A2 Televizion)