Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Sipas tij, deri në ora 11:00, nuk është raportuar ndonjë incident që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, shkruan A2.
“Nuk ka ndonjë incident. KQZ mbetet në kontakt të vazhdueshëm me trupat zgjedhor për të siguruar që procesi të zhvillohet sipas ligjit dhe rregullave zgjedhore”, tha Radoniqi.
Duke u bazuar në të dhënat preliminare nga terreni, në rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar është 159,472, ose 7.87%. (A2 Televizion)