KQZ: Deri në ora 13:30, 16.28% e qytetarëve kanë votuar

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 14:04 | Politikë

KQZ: Deri në ora 13:30, 16.28% e qytetarëve kanë votuar

Në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet e ditur se deri në ora 13:30, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka qenë 16,28 për qind.

Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00, ndërsa përfundon në ora 19:00, shkruan A2.

Disa orë pas mbylljes së procesit të votimit pritet të dalin rezultatet preliminare për kryetarët e komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se janë 948 qendra votimi në gjithë Kosovën.

Po ashtu, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 do të hapen gjithsej 38 Qendra Votimi për votim me kusht, të shpërndara në të gjitha komunat e Kosovës. Sipas njoftimit të KQZ-së, në këto qendra do të funksionojnë gjithsej 54 vendvotime, të dedikuara për votuesit që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt.

Votimi me kusht në zgjedhjet lokale është i lejuar vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi, dhe realizohet në qendrën e veçantë për votim me kusht të caktuar nga KQZ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos