Edhe dy orë nga mbyllja e kutive, Kurti del me mesazh për qytetarët

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 17:40 | Politikë

Edhe dy orë nga mbyllja e kutive, Kurti del me mesazh për

Kur kanë mbetur edhe dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë, kryeministri në detyrë i vendit, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të mos humbin kohë por ta shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur drejtuesit lokalë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Kurti nënvizon se shprehja e besimit me votë është shenjë e vullnetit demokratik.

“Qytetarë të Republikës, kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave. Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën”, shprehet Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos